Zbulimi i fundit: Ja se çfarë lloj uji duhet që të pini në mëngjes për të shpëtuar një herë e mirë nga…


Çdo mëngjes, Lindsay Ellingson, nxeh ibrikun për ta nisur ditën me një gotë ujë të ngrohtë. Benefitet nga kjo praktikë ajo i ka mësuar nga një specialist i Ayurveda thuhet se trupi e ka më lehtë të absorbojë ujin e ngrohtë dhe ndihmon gjithashtu në qetësimin e stomakut. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

Ky raportim i fundit mbi temperaturën e ujit të pijes ka nxitur goxha huti. Artikuj të ndryshëm shpesh rekomandojnë që njerëzit të pinë ujë të ftohtë pasi që i njëjti ndihmon në dj egien e më shumë kalorive. Por, a ka ardhur koha që t’i hedhim kutitë për akull që i mbajmë në frigorifer dhe të investojmë në ibrikë elektrikë? Dhe kur flasim për shëndetin e mirë dhe humbjen e peshës, a ka rëndësi se a pimë ujë të ngrohtë apo të ftohtë? “E dimë se kurdoherë që konsumojmë diçka që është ndryshe nga temperatura jonë e qëndrueshme prej 37.16 gradë celsius, trupit tonë i duhet të punojë më shumë”.

Uji i ftohtë e detyron trupin të vetë-rregullohet, por pirja e ujit të ftohtë nuk do të ju ndihmojë të humbni në peshë siç kanë premtuar artikujt e deritanishëm. “Shanset janë shumë minimale”, thotë Leslie Bonci. “Nëse pini një gotë ujë të ftohtë, do të digjni tetë kalori shtesë… e nëse pini tetë gota, do të digjini 64 kalori. Që do të thotë se ju nuk di gjni as edhe një gjevrek”. Një studim i vitit 2013 zbuloi se ata persona që pinë ujë shumë të ftohtë kanë përjetuar një rritje prej 30 për qind në metabolizëm, ka thënë Lindsay Malone, eksperte ushqimi e regjistruar në Klinikën Cleveland. Kjo do të thotë se trupi dj eg edhe 100 kalori shtesë në ditë nëse njerëzit pinë gjysmë litri ujë të ftohtë.“Ju padyshim se do të përjetoni humbje peshe nga pirja e ujit më të ftohtë, por duhet ta keni parasysh se peshë humbni vetëm duke pirë ujë në përgjithësi, si të ftohtë, ashtu edhe të ngrohtë”, thotë ajo. Uji i ngrohtë mund t’ua qetësojë stomakun njerëzve që vuajnë nga sëm. undje gastrointestinale, thotë Bonci, por nuk ka dëshmi se ngrohja e ujit e bën më lehtë të absorbueshëm për trupin. Pavarësisht temperaturës, pirja e ujit ka ndikim pozitiv në shëndetin e përgjithshëm. “Nëse nuk jeni hidratuar, metabolizmi juaj do të ngadalësohet”, thotë Malone.

Pirja e ujit nuk do ta vë në lëvizje metabolizmin deri në atë masë sa të humbni peshë, thotë Vanderwall. Megjithatë, thotë ajo, pirja e ujit mund të çojë në shprehi më të shëndetshme. Pirja e ujit në vend të pijeve të gazuara do të thotë se njerëzit konsumojnë më pak kalori. Dhe e njëjta zonë e trurit kontrollon si urinë ashtu edhe etjen. “Në të vërtetë, nuk ka asgjë të keqe nëse pini më shumë lëngje. Megjithatë, nëse do të pini ujë, mos shpresoni se do të pësoni ndryshime të mëdha në metabolizëm”, ka thënë Bonci.

Be the first to comment on "Zbulimi i fundit: Ja se çfarë lloj uji duhet që të pini në mëngjes për të shpëtuar një herë e mirë nga…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*