Video/ Dje dha intervistë, sot ndahet nga jeta 35 vjeçari i infektuar me Koronavirus. Mos kalo pa thene NGUSHLLIME


Një 35-vjeçar është ndarë nga jeta për shkak të Covid-19. I riu, një ditë para se të vdiste ishte pjesë e pacientëve që u intervistuan nga ”Report Tv”, në një speciale brenda ambienteve të spitalit Covid 2 (Shefqet Ndroqi).

I riu tha një ditë para se të vdiste se është infektuar në punë, dhe se nuk e ka kuptuar sesi gjendja e tij është rënduar.”Isha në punë, punoja në një restorant edhe më kapi pa e ditur fare. Kisha një ngushtim në mushkëri, në frymëmarrje dhe më pas kisha këputje. Kam një mesazh për moshën e re, duhet të ketë shumë kujdes.Mua nuk ma priste mendja dhe nuk e besoja, por është një virus shumë shumë i rëndë”, u shpreh 35-vjeçari që raportohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi gjendja e tij është përkeqësuar papritur.

Be the first to comment on "Video/ Dje dha intervistë, sot ndahet nga jeta 35 vjeçari i infektuar me Koronavirus. Mos kalo pa thene NGUSHLLIME"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*