V des vajza 23 vjeçare nga Ferizaji, e aksidentuar pak ditë më parë në Prishtinë. Mos kalo pa NGUSHLLIME


Ka ndërruar jetë 23 vjeçarja nga Ferizaji, Florijeta Aliu.E ndjera ishte aksidentuar në Prishtinë në aksidentin ku kishte humbur jetën edhe shoqja 30 vjeçarja, Lendita Aliu.Florijeta ishte në repartin e intenzivës në Prishtinë që nga dita e aksidentit, por që nuk ka arritur të mbijetoi pas goditjes së fuqishme që kishte marrë. Lajmin për Indeksonline e kanë konfirmuar edhe familjarët.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Zëdhënësi i këtij institucioni, Shpend Fazliu ka thënë se përkundër kujdesit maksimal intensiv 23 vjeçarja ka ndërruar jetë sot në orën 17:25 minuta.“Ju konfirmojmë se përkundër kujdesit maksimal intensiv disa ditore nga stafi i shërbimit intensiv në QKUK, në ora 17.25 pacientja e aksidentuar ka ndërruar jetë. Gjendja që nga ardhja në intensive ka qenë e rëndë”, ka thënë Fazliu.

Indeksonline i shpreh ngushëllime familjes për vdekjen e hershme të vajzës./Indeksonline/

Be the first to comment on "V des vajza 23 vjeçare nga Ferizaji, e aksidentuar pak ditë më parë në Prishtinë. Mos kalo pa NGUSHLLIME"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*