U nda nga jeta në moshë shumë të re, kolegët mesazh prekës mjekes në Durrës: Erdhi nga Gjermania, sot na la vendi bosh (Emri)


Një lajm tragjik vjen nga Durrësi teksa një mjeke në moshë fare të re u nda nga jeta parakohe për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Bëhet fjalë për mjeken onkologe, Anisa Dedja, e cila humbi jetën ditën e sotme. Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekut Durrës, nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruajnë se mjekja vuante nga një sëmundje e rëndë si dhe i bëjnë një dedikim mjaft prekës.

E reja kishte përfunduar studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.Postimi:Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.I paharruar qoftë kujtimi i saj

Be the first to comment on "U nda nga jeta në moshë shumë të re, kolegët mesazh prekës mjekes në Durrës: Erdhi nga Gjermania, sot na la vendi bosh (Emri)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*