U arratis “nën hundën” e policisë – Burg për këngëtaren Fjolla Morina


Gjykata e Kukësit ka vendosur “arrest me burg” për këngëtaren Fjolla Morina, e cila aktualisht ndodhet në arrati. Vendimi u mor sot gjatë një seance gjyqësore të mbajtur në mungesë të këngëtares kosovare.

Më 20 janar të këtij viti, Morina theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për t’u larguar në drejtim në paditur. Për shkak të këtij veprimi, trupi gjykues vendosi të ndryshojë masën e sigurisë, nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.Seanca tjetër gjyqësore, pritet të mbahet më datë 11 mars.Këngëtarja u arrestua në fund të vitit të shkuar në Morinë teksa po kalonte kufirin me të dashurin e saj biznesmen Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muji, për të cilët është pushuar çështja.Në makinën dhe çantën e këngëtares u gjetën dy pistoleta, për të cilat këngëtarja pranoi autorësinë por mohoi të kishte qëllime trafikimi.Risjellim në vëmendje se nga kjo ngjarje e bujshme, u zbulua edhe lidhja e saj e dashurisë me biznesmenin Fisnik Syla.

Be the first to comment on "U arratis “nën hundën” e policisë – Burg për këngëtaren Fjolla Morina"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*