Tavë orizi me qofte, mësojeni si ta bësh sa me të shijshme darken tuaj.


Rikthehemi me një recetë gatimi nga kuzhina shqiptare, tavë orizi me qofte. Ideale për tu përgatitur kur duhet të shtojmë një tavolinë për shumë persona.
Tavë orizi me qofte.

Përbërësit:Për qoftet. 500 gr mish i grirë .1 kokërr qepë, 1 kokërr vezë, 1 lugë gjelle bukë e bluar, 10 gr kripë, 5 gr piper i kuq, 5 gr piper i zi, 10 gr rigon. Për tavën: 400 gr oriz, ,3 speca jeshil, 3 speca të kuq, 1 kokërr qepë, 2 kokërr domate, 10 ml vaj Ulliri, 800 ml ujë. Përgatitja: Përgatitim qoftet: Për të përgatitur këtë tavë orizi me qofte, si fillim në një enë hedhim mishin qepën e grirë në rende, vezën, bukën e bluar, kripë, erëza dhe i përziejmë. Pasi masa për qoftë është homogjene e lemë për 10 minuta të pushojë. Hapi i dytë.

Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim pak në një enë me vaj ulliri. E lemë sa të karamelizohet qepa dhe shtojmë kripën, domatet pure. E kaurdisim për gati 5 minuta.
Ndërkohë përgatitim qoftet me dorë dhe i radhitim në tavë. Shtojmë në tavë orizin, specat, qepën e kaurdisur, ujin e vluar.
Tavën orizi me qofte e pjekim në furrë të nxehur në 200 °C për 10 minuta dhe 20 minuta në 150°.
Tavë orizi me qofte është gati. E vendosim nëpër pjata dhe e shërbejmë.
Lexoni gjithashtu recetat per Oriz me perime, Pilaf orizi ose oriz me domate.

Be the first to comment on "Tavë orizi me qofte, mësojeni si ta bësh sa me të shijshme darken tuaj."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*