Pa dyer e dritare, streha ku banon familja Toto (Foto/Video)


Pa dyer e dritare, kjo është streha ku banojnë 8 anëtarë të familjes Toto. Nga jashtë e rrënuar, brenda thuajse bosh .“Këtu jetojmë, flemë gjumë. Këtu bie shiu. Vjet i pata bërë llamarinat.”Ditën për ta ndriçon vetëm dielli, netët i kalojnë në terr.“Këtu flemë ne. Atje fle i vogli me babin.”

Uji që u rrjedh në çezmë thonë se nuk përdoret as për tu larë.“Pa ujë fare, se është ujë i pisët. Vetëm për të larë duart. Edhe për duart vjen erë e keqe. S’jemi larë më, u bë kohë. Ka dy muaj ose më shumë. Na ka nxirë zjarri.”Bukën e sigurojnë duke mbledhur kanaçe e hekura për riciklim.“Njëherë hamë bukë kur kemi lekë, njëherë nuk hamë. Dalim dhe hamë nëpër kazanë, duke punuar.”Që kur në krye të bashkisë Kamëz erdhi Rakip Suli u hoqi dhe mbështetjen e vetme ekonomike.“Tani s’marr gjë, as pension, asgjë.”

Të braktisur e të harruar kaq afër e njëherësh larg syve të njeriut që zgjodhën me votë thirrja e familjes Toto shkon për të gjithë ata që mundet ti ndihmojnë për të dalë nga mjerimi.

Be the first to comment on "Pa dyer e dritare, streha ku banon familja Toto (Foto/Video)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*