Njoftim urgjent nga Po.licia e Shtetit: Beni kujdes, situata eshte serioze. Ne telefonin tuaj, aplikacioni qe e perdorim te gjithe po na…


Po.licia e Shtetit del me njoftimin urgjent: Beni kujdes, situata eshte serioze. Ne telefonin tuaj, aplikacioni qe e perdorim te gjithe po na.. Deklaratë për shtyp në lidhje me sulmet kibernetike në të dhënat personale – Suela Bonjaku, specialiste në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike. Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më saktësisht me marrjen e të drejtave të hyrjes në aplikacionin “WhatsApp” nga persona të paautorizuar.

Aplikacioni “WhatsApp” aktivizohet në pajisjet e zgjuara nëpërmjet një procedure e cila është e përcaktuar nga kompania dhe për të bërë lidhjen e aplikacionit me numrin e telefonit të përdoruesit ose krijimin e llogarisë, kompania “WhatsApp” dërgon një kod gjashtëshifror në numrin tuaj të telefonit. Më pas, me anë të këtij numri, llogaria juaj aktivizohet. Përdorues të panjohur, deri më tani kanë krijuar një skemë për marrjen e llogarive të aplikacionit “WhatsApp” duke regjistruar në një pajisje numrin e telefonit celular të viktimës sikur të ishte numri i tyre dhe më pas i dërgojnë viktimës në “WhatsApp” kërkesën për t’ia ridërguar kodin gjashtëshifror, me arsyetimin që është dërguar gabim.

Theksojmë se kjo kërkesë në “WhatsApp” vjen nga një person i cili ka njohje të mëparshme me viktimën dhe që ka qenë dhe ai/ajo viktimë e këtij sulmi, pra autori nis mesazh nga llogaria e një viktime tjetër. Nëse personat që janë bërë shënjestër nga autori nuk reagojnë apo nuk dërgojnë numrin gjashtëshifror, autori do të vazhdojë të këmbënguli, por nuk mund të realizojë asnjë veprim tjetër dhe as atë veprim për të cilin ishte nisur të kryente, pra marrjen e llogarisë “WhatsApp”. Po ashtu sqarojmë opinionin publik se marrja e llogarisë “WhatsApp” nuk mund të bëhet pa ndërveprimin tuaj me autorin apo pa patur autori të drejta përdorimi në telefonin tuaj. Personat/autorët që po kryejnë këto vepra kriminale aktualisht janë duke u hetuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Aktualisht, sipas të dhënave që kjo njësi disponon, personat më të prekur janë nga grupet shoqërore që përdorin aplikacionin “WhatsApp” dhe nisur nga skema e përdorur kemi një sulm zinxhir tek kontaktet e gati të gjitha llogarive të viktimizuara. Në vazhdimësi dhe të njoftimeve të mëparshme të Njësisë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike për ruajtjen e të dhënave personale, iu bëjmë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të bëjnë kujdes përsa i përket kontaktimit nëpërmjet mesazheve si telefonike, po ashtu dhe të rrjeteve sociale, duke qenë se rrezikojnë në çdo rast për të dhënë akses në mënyrë të pavullnetshme në të dhënat e tyre personale.

Be the first to comment on "Njoftim urgjent nga Po.licia e Shtetit: Beni kujdes, situata eshte serioze. Ne telefonin tuaj, aplikacioni qe e perdorim te gjithe po na…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*