Mjalti më i shtrenjtë në botë gjendet në Turqi dhe kushton 48 mije euro


Mjalti “Elvish Honey”, që në shqip përkthehet “Mjati i Elfëve”, konsiderohet si më i shtrenjti në botë dhe kushton 5 mijë euro kilogrami dhe është shumë i lartë dhe i paarritshëm për një pjesë të madhe të popullsisë.

Ky mjaltë i veçantë prodhohet nga bletët në mënyrë mjaft natyrale në luginën Saricayr, por jo në kushte normale. Karakteristika e këtij lloj mjalti është se ai nuk mblidhet në koshere normale, siç jemi mësuar që t’i shohim, por direkt nga shpella, thuajse 2000 metra e thellë, ku bletët e prodhojnë pa pasur nevojë për ndonjë strukturë shtesë.

Shpella në fjalë është motivi që mjalti shitet me çmim të lartë: është i pasur me minerale të çmuara, duke i dhuruar cilësi dhe karakteristika që nuk mund të gjenden në asnjë lloj mjalti tjetër në botë.
Zbulimi i këtij mjalti i atribuohet bletërritësit turke Gunay Gunduz, i cili 5 vjet më parë vuri re se bletët hyjnë dhe dalin nga shpella.

Be the first to comment on "Mjalti më i shtrenjtë në botë gjendet në Turqi dhe kushton 48 mije euro"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*