Mërgimtari tallet me VV: “Nëse fiton Baba Albin ka me investu në fabrika kondomësh e pampersa 58 milionë eurove“ (Video)


Një person nga diaspora Tomor Gjonbalaj, ka realizuar një video duke u tallur e kërkuar nga qytetarët që të votojnë Albin Kurtin, derisa dha një premtim se do investonte miliona euro në vend, shkruan Gazeta Metro.Ai premtoi një fabrikë multi-milionëshe, e cila do prodhonte k ondoma e pampersa.

“Unë jam Tomor Gjonbalaj, jetoj në Australi dhe i kam nja 58 milionë euro te një teze. E kemi vendos që si t’fiton Vetëvendosja, me t’i shti krejt në punë. Dje fola me djalin e madh të shefit, e më tha që si të fiton Albin Kurti po të shkojmë në Kosovë me e çelë një fabrikë. Kena me prodhu kondoma, pampersa, çka t’jau don qefi. Kena mi çelë bastoret, kazinot…” thotë ai në një video. Derisa në fund iu kërkon që të votojnë Vetëvendosjen, e Kurtin.

Be the first to comment on "Mërgimtari tallet me VV: “Nëse fiton Baba Albin ka me investu në fabrika kondomësh e pampersa 58 milionë eurove“ (Video)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*