Lutja qe bente profeti alejhi selam cdo dite pas namazin te sabahut


Shejh AbduRezzak El-Bedr (Allahu e ruajttë) thotë: “Nëpërmjet dijes fetare peshohen gjërat, dallojmë hallallin prej haramit, i dimë dispozitat fetare, si dhe e dallojmë të vërtetën prej të kotës dhe udhëzimin prej devijimit.??

Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) çdo ditë pas namazit të sabahut thoshte: “O Allah! Të kërkoj dije të dobishme, risk hallall dhe vepër të mirë!” Ndërsa në një tjetër version të hadithit lexojmë: “Dhe vepër të pranuar” (Përcjellë nga imam Ahmedi dhe të tjerë)

Pra, ai filloi me dijen e dobishme, sepse nëpërmjet saj njeriu dallon mes riskut hallall e haram dhe mes veprës së mirë e të keqe. E nëse njeriu nuk ka dije të dobishme, si do të dallojë mes hallallit e haramit dhe mes të mirës e të keqes?”

Be the first to comment on "Lutja qe bente profeti alejhi selam cdo dite pas namazin te sabahut"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*