Këngëtari Shqiptar Në Rolin Kryesor Të Serialit Më Të Ri Turk “Ogrenci Evi”


Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani, i cili prej vitesh jeton në Turqi, së shpejti do të shfaqet në një serial. Ditën e sotme ai ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të serialit turk ‘Ogrenci Evi’ (Shtëpia e studentëve). Bashkë me Baran Bölükbaşı, Zülal Sude Güler and Samet Kaan Kuyucu, Bertani do të ketë rol kryesor në serial.

Ky projekt do të transmetohet në platformën dixhitale të Turqisë, Exxen, dhe transmetimi pritet të nisë në datë 1 janar. Në qendër të serilit do të jenë 4 djemë të rinj, studentë që jetojnë bashkë në një shtëpi dhe secili prej tyre ka nga një histori për të treguar. Vetë Bertani nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me këtë projekt, por në këtë formë ai shënon një tjetër sukses në karrierën e tij kinematografike.

Kohë më parë ai ka pasur një rol të vogël edhe në filmin ‘Pis Yedili’, në xhirimet e të cilit u njoh edhe me të fejuarën e tij, Hazal Senel. Kësaj të fundit, Bertani i propozoi për martesë disa muaj më parë, duke qenë se kishin edhe 7 vite lidhje bashkë. “Kemi 7 vite me Hazal dhe jemi shokë shumë të mirë. Plani ishte për një propozim në Paris, por pandemia nuk na lejoi”, tregoi Bertani i ftuar para muajsh në emisionin Wake Up.

Be the first to comment on "Këngëtari Shqiptar Në Rolin Kryesor Të Serialit Më Të Ri Turk “Ogrenci Evi”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*