Jashari uron Vetëvendosjen, iu bën me dije punët që duhet kryer


Shteti ynë dje kaloj edhe një tjetër test të demokracisë, duke përfunduar me sukses procesin zgjedhor për Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Me gjithë rezultatet e shënuara në organizimin e zgjedhjeve ende duhet të punohet në zhvillimin e reformës zgjedhore që do të mundësojë rritjen e transparencës dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.Njëkohësisht dëshiroj që të uroj Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur në këto zgjedhje parlamentare.Mbetet jetike që sa më shpejtë të konsolidohen institucionet tona qendrore për tu marrë intenzivisht me menaxhimin efikas të pandemisë COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtar.Shtetin tonë, të ndërtuar me shumë mund e sakrificë mund ta zhvillojmë e fuqizojmë vetëm duke qenë të bashkuar, pozitë e opozitë (secila në rolin e saj kushtetues)karshi temave nacionale për të mirën e shtetit.

Be the first to comment on "Jashari uron Vetëvendosjen, iu bën me dije punët që duhet kryer"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*