Disa hapa si t’i mbani mend ëndërrat


Këta hapa të vegjël do të përmirësojnë memorien tuaj kur bëhet fjalë për ëndrra.Ëndrrat janë shpeshherë të çuditshme por kanë një shpjegim gjithmonë varësisht prej mendjes së personit.Mirëpo që të shpjegosh një ëndërr, ju duhet ta mbani mend së pari. Kjo pjesë duket të jetë e vështirë. Kjo ka të bëjë më shumë me anën biologjike të mendjes, mirëpo ka disa këshilla që mund të iu ndihmojnë të mbani mend ëndrrat më mirë.Zakonisht, sa më e çuditshme që është ëndrra, aq më pak e mbajmë mend. Ëndrrat në një mënyrë kanë një rrugë logjike të zhvillimit të ngjarjes, ju mund të mbani ëndrrën mend më shumë.

Një efekt të madh në mbajtjen mend të ëndrrës ka të bëjë më mënyrën se si zgjoheni. Nëse zgjoheni nga alarmi, gjasat që ju të mbani mend ëndrrën janë shumë më të vogla.Gjithashtu nëse jeni shumë të lodhur, dhe flini shumë shpejt, ju nuk do të mbani mend ëndrrat.Pra, si t’i mbani mend ëndrrat?Flini në orar të njëjtë gjithmonë.Meditoni 20 minuta para se të shtriheni.Kur zgjoheni, mos lëvizni menjëherë por ri-luajeni në mendje ëndrrën.Pini 3 gota të mëdha me ujë para gjumit.Para se të flini, thoni me vete “do të mbaj mend ëndrrën”.Mbani ditarë të ëndrrave, shkruani ato në mëngjes.

Be the first to comment on "Disa hapa si t’i mbani mend ëndërrat"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*