Digjet makina në Xhafzotaj – Dyshimet e para të Policisë


Një makinë tip “Fiat” është djegur mëngjesin e sotëshm në fshatin Xhafzotaj, Durrës.Bëhet fjalë për mjetin e 44-vjeçarit me iniciale E.Ll.,banues në Shijak. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por policia dyshon se ka ardhur si pasojë e një defekti teknik. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.Njoftimi i Policisë:Durrës/Informacion paraprak Më datë 01.03.2021, në orën 09:10, në Xhafzotaj, dyshohet si pasojë e një difekti teknik, ka marë flakë mjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit E. Ll., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Be the first to comment on "Digjet makina në Xhafzotaj – Dyshimet e para të Policisë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*