Dënoni politikanin, pse mua të mjerin …


Admir Daku, qytetar nga Gjilani, ka reaguar pas dënimit me gjobë nga policia për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID, përkatësisht për mosmbajtje të maskës në veturë.Në llogarinë e tij në “Facebook”, Daku ka postuar fotografi të tubimeve që po bëjnë partitë politike në vend, pas fillimit të fushatës zgjedhore e ku, sipas tij, dënimi që iu dha atij është dënim jokushtetues.

“Sot, përderisa shkonim në Prishtinë, bashkë me shokun tim Lulin, në Kishnicë na ndaloi policia dhe na shqiptoi nga një gjobë për mosrespektim të masave anti-COVID, gjegjësisht mosmbajtje të maskës në veturë. Sado ligjore, aspak kushtetuese nuk është si masë. Gjoba që morëm vie si pasojë e sjelljes që bie në kundërshtim me Nenin 3, pikën 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ne ndihemi të pabarabartë dhe të pafuqishëm për të kundërshtuar këtë masë”, ka shkruar ai në “Facebook”.Ai po ashtu theksoi se nga sot gjendet në mes të alternativave që të bëhet aktivist i devotshëm i partive aktive politike ose të bëjë përpjekje për t’u larguar sa më parë nga ky shtet i padrejtë dhe i pabarabartë.Për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID në tubime politike deri më tani janë gjobitur disa parti. AAK-ja, LVV-ja dhe PDK-ja, në shumë prej dy mijë eurosh.Inspektorati i Komunës së Prishtinës është i vetmi institucion që po shqipton gjoba për tubimet e partive politike në kundërshtim të masave anti-COVID.

Be the first to comment on "Dënoni politikanin, pse mua të mjerin …"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*