Babi, pse edhe ti s’po bëhesh deputet?


Synimi i popullit shqiptar në Kosovë, shekuj me radhë, ishte të arrihet Pavarësia dhe ai synim u realizua.

Por, për fat të keq, në vend që të investohet nga të gjitha shtresat e qytetarëve dhe strukturave udhëheqëse shtetërore, partiake e komunale në Kosovë, për forcimin e shtetit, shumë prej nesh i harruam obligimet e premtimet që iu dhanë popullit qe 20 vjet radhazi dhe u kthyem në drejtim të interesave personale, familjare dhe farefisnore. Dhe, ata që janë nën dardhë po i hanë dardhat…Ka ardhur koha që çdo njeri në Kosovë, e që mendon për të mirën e shtetit dhe të kombit, më në fund, të kuptojë drejt, shpejt e seriozisht dhe me vendosmëri nisjen e luftës më të ashpër dhe më të hapur kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera negative, të cilat hëpërhë kanë shtrirje shumë të gjerë në të gjitha poret e jetës në Kosovë.Dukuritë negative në Kosovë, rëndë e kanë dëmtuar gjendjen kombëtare në një anë, kurse, në anën tjetër, viteve të fundit, dukshëm është shtuar revolta e numrit të madh të të papunëve, të familjeve skamnore…Andaj, situata, gjendja çfarë është e po e përjetojmë, na imponon që forcat progresive, ndaj të gjithë atyre që u pasuruan dhe po pasurohen në mënyrë të paligjshme dhe në kurriz të popullit, t’i fillojnë aksionet lidhur me prejardhjen e pasurisë…

Por, goxha një pjesë të madhe të fajit për këto i ka dhe vetë populli, të cilit i mungon strategjia a ndonjë platformë për zgjidhjen e shumë çështjeve me rëndësi kombëtare e historike.Historia s’do na i falë gabimet, të cilat jemi duke i bërë, e të cilat një ditë, në të ardhmen, do t’na kushtojnë shtrenjtë.Njëri thotë: “Hajde-hajde, biznesmeni të ketë kapital, pallate, xhip e çka jo tjetër, mund të arsyetohet diqysh.Por, deputeti, ta zëmë, të cilit karrigen në Parlament ia ka siguruar vota e popullit, ai vëlla, kah i bëri pallatet, kah xhipin, kah restorantet?! Andaj, hapni sytë kujt po ia qitni votën kësaj radhe!”.

Tjetri thotë: “Vallahi, marre po më vjen prej fëmijës, i cili një ditë më ngushtoi, s’dita t’i jap përgjigje, kur më pyeti: “Babi, pse edhe ti s’po bëhesh deputet?”.Kishte arsye t’më pyeste, se shoku i tij i klasës dhe i bankës, asnjë ditë nuk shkon në shkollë pa 20 euro nëxhep”.Tjetri: “Sot për sot, për te ne e kam fjalën, bëhu politikan ndash për t’u bërë i pasur dhe irespektuar.Biznesi më i mirë sot është të merresh me politikë.Dhe, s’janë të paktë e as të rrallë ata që e kanë marrë vesh këtë punë, andaj edhe bëjnë yrysh me të gjitha mundësitë e mjetet për të hy diqysh në politikë…”.

Be the first to comment on "Babi, pse edhe ti s’po bëhesh deputet?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*